U ‘kryqëzua’ në rrjet por ‘Sekreti’ i Ronela Hajatit zyrtarisht më e dëgjuara në kanalin e Eurovison

0
72

“Sekreti” i Ronela Hajatit për herë të parë renditet si kënga më e dëgjuar në kanalin e Eurovison

Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati do të përfaqësojë Shqipërinë këtë vit më këngën e saj “Sekret”  në Eurovision, në qytetin e Torinos, Itali, e cila mesa duket po dëgjohet shumë në vendet e huaja.

Artistja ka treguar në “InstaStoryn” e saj një foto ku duket renditja e këngëve më të klikuara në Eurovision 2022.

Për herë të parë, kënga “Sekret” renditet e treta, si më e dëgjuara në “Youtube”.

“Për herë të parë në histori, Shqipëria renditet në vendin e tretë si kënga më e dëgjuar në profilin e Eurovisionit. Urime @ronelahajatiofficoal”– është shkruar mbi foton e postuar.

Rikujtojmë që këngëtarja është renditur si në vendin e parë e cila do të hapë festivalin e Eurovisionit natën e parë të gjysmë finales.

“Ok, tani jam e frikësuar”, shkroi Ronela Hajati, e cila do të duhet të përfaqësojë Shqipërisë, duke marrë parasysh faktin se e gjithë vëmendja do jetë tek ajo, pasi është këngëtarja e parë që do performojë në Eurovision këtë vit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here