“Trekëndëshi i Bermudës”, Meta i përgjigjet Bashës: Ai jeton jashtë realitetit!

0
188

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha, i cili e ka cilësuar kreun e shtetit si pjesë e “Trekëndëshit të Bermudës”, për një bashkëpunim me Sali Berishën dhe Edi Ramës.

Në një intervistë në TV1 Channel në Shkodër, Meta deklaroi se nga një njeri që ka humbur respektin për veten dhe jeton jashtë realitetit nuk mund të presësh asgjë tjetër.

“Kur Lulzim Basha përfshin Sali Berishën në trekëndëshin e Bermundës si mund të mos më përfshijë mua? Çfarë mund të presësh nga një njeri si ai që ka humbur respektin edhe për veten e vet dhe që jeton jashtë realitetit?! Nga një njeri si ai që përpiqet të asgjësojë votën e lirë dhe mendimin ndryshe.

E kam të vështirë të gjej diçka logjike tek deklaratat e Lulzim Bashës. Është pa koherencë, pa integritet, pa moral politik, pa logjikë. Po i shërben sa mundet dëmtimit të votës, opozitës dhe pluralizmit politik në vend”, tha Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here