SPAK kërkoi 12 vite burg! GJKKO do të vendos sot për ‘fatin’ e Saimir Tahirit

0
151

Ditën e sotme, Apeli i Gjykatës së Posaçme do të vendosë për fatin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit.

 

Vendimi pritet të jepet sot rreth orës 13:00, ndërsa në seancën e kaluar, më 31 janar, SPAK kërkoi 12 vite burg për Tahirin e po ashtu edhe për Jaeld Çelën.

 

Në rast se GJKKO pranon kërkesën e SPAK, Tahiri përfundon sot në qeli, në të kundërt do të mbetet në fuqi dënimi aktual për shpërdorim detyre, ose merr pafajësi.

 

Në seancën e fundit për Tahirin, më 31 janar, ish-ministri kërkoi pafajësinë dhe kohë për tu njohur më mirë me dokumentacionin që ishte paraqitur në seancë.

 

” style=”padding: 0px; margin: 0px auto; box-sizing: border-box; width: 300px; border: none; display: block;”>

 

Ai deklaroi se nuk kishte asnjë lidhje me grupin e Habilajve me të cilët akuzohet se ka bashkëpunuar për trafik të lëndëve narkotike. Tahiri u dënua nga Krimet e Rënda për shpërdorim detyre me tre vite shërbim prove, ndërsa Apeli i posaçëm e ktheu për rigjykim në Shkallën e Parë.

 

Ish-ministri bëri rekurs dhe dhoma e këshillimit e Gjykatës së Lartë e ka pranuar për ta gjykuar me trupë të re drejtuese.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here