“Shqipëria të mos trajtohet si plaçkë e 2-3 politikanëve”/ Meta: Të shenjtërohet Kushtetuta, të mos ndryshohet kurrë më pa referendum nga populli!

0
89

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka ripërsëritur mesazhin e dhënë një ditë më parë në emisionin “FrontLine”  “News 24”. Meta thekson se Shqipëria nuk duhet të trajtohet si plaçkë, e për këtë qëllim ai thotë se duhet të shenjtërohet Kushtetuta dhe të mos ndryshohet pa referendum nga populli.

Kreu i Shtetit, e cilëson si dramë ndryshimet kushtetuese të PS-PD të vitit 2008, ku u kalua në lista të mbyllura dhe që sipas tij, kanë sjellë një demokraci fasadë.

Postimi i Ilir Metës:

Shqipëria nuk mund të trajtohet më si plaçkë e 2-3 politikanëve. Për këtë qëllim duhet të shenjtërohet njëherë e përgjithmonë Kushtetuta, që kurrë nuk duhet të ndryshojë më, pa referendum nga populli.
Sepse drama e Shqipërisë fillon për fat të keq, në ndryshimet kushtetuese PS-PD të vitit 2008, tek listat e mbyllura, që na sollën tek një demokraci formale dhe fasadë, ku i gjithë populli ka dalë jashtë loje dhe është viktimë e vendimeve, që merren vetëm nga disa individë.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here