“Do të futemi në grevë urie”, banorët thirrje Yuri Kim: Tërhiqu veshin qeveritarëve që po na prishin shtëpitë!

0
175

Banorët e disa lagjeve që preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe në Tiranë, e kanë zhvendosur protestën e tyre, nga Kuvendi për te Ambasada Amerikane.

Gjatë prononcimit  banorët i kanë kërkuar ambasadores amerikane Yuri Kim të vendosë dorën në zemër dhe t’i tërheqë vëmendjen qeveritarëve. Gjithashtu banorët bëjnë me dije se protestën do ta përshkallëzojnë në grevë urie deri sa të dëgjohet fjala e tyre.

“Po terrorizojmë fëmijët, sot jam unë nesër je ti, askund në botë nuk fitohet e drejta pa protestuar. Ne nuk jemi dakord nuk duam që të ndërtohet rruga. Duam të sensibilizojmë të gjithë aq më tepër ambasadën amerikane”, tha një protestues.

“Ambasadorja të vendosë dorën në zemër dhe ti kërkojë qeverisë mos veprojë. Ata kanë marrë votat nga ne, do zoti ambasadorja amerikane na jep shpresë në fund të tunelit. Ne do të diskutojmë dhe do të marrim një vendim dhe do të hymë në grevë urime, pasi kemi diskutuar me banorët nëse nuk ka zgjidhej bien në vesh të shurdhët. Ambasadorja ti tërheqë veshin këtyre qeveritarëve dhe të na japë drejtimin ligjor që duhet të na japë. Ligji thotë se nuk nxirret banori përjashta, dhe cdo banor gëzon të drejtën e pronës, Tirana nuk është vetëm e Edi Ramës. Nuk jemi shpellarë, jemi qytetarë , kemi ardhur për të jetuar më mirë në Tiranë”, tha një banor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here