Mbi kalë drejt Perëndimit, dokumentari që tregon “Vitin e madh të fitores” të Kim Jong Un

0
87

Televizioni shtetëror i Koresë së Veriut transmetoi të martën një dokumentar të ri, të titulluar “Viti i madh i fitores, 2021”. Në 110 minuta shfaqej kronologjia e një serie arritjesh nga ana e liderit suprem të shtetit komunist, Kim Jong Un, përgjatë vitit të kaluar, përfshi zhvillimin e predhave, ndërtimet e reja dhe përpjekjet e vendit për të mposhtur pandeminë.

Në film, narratori përsërit vazhdimisht me zë të lartë projektet të cilat i quan shenja të “fitores” të udhëhequr nga lideri i cili shfaqet dukshëm më i dobësuar. Përgjatë viteve, media shtetërore është përpjekur gjithmonë ta shfaqë trashëgimtarin e dinastisë si një figurë gjysmë hyjnore, por në një moment gjatë dokumentarit, Kim shihet teksa mezi ngjit shkallët gjatë një vizite në një shesh ndërtimi.

Untitled collage 1280x720

I rrethuar nga vajzat dhe armët bërthamore, 10 vite me Kim Jong Un

Në dokumentar nuk tregohen vështirësitë që ka kaluar vendi, por sipas raporteve të disa agjencive të OKB-së, Koreja e Veriut vijon të vuajë nga mungesa e ushqimit, për shkak të sanksioneve, thatësirave e përmbytjeve.

Koreja e Veriut nuk ka konfirmuar asnjëherë qoftë edhe një rast me Covid-19, por ka mbyllur kufijtë me të gjithë. Përgjatë muajve të fundit vendi ka zhvilluar rregullisht predha balistike dhe sisteme armatimesh, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme nga komuniteti ndërkombëtar për të ndërprerë programin bërthamor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here