Duka: Ja pse aleatët nuk u regjistruan në zgjedhje. Ndoshta mund të ndihmojmë ndonjë kandidat që pëlqehet nga qytetarët

0
95

Kreu i AAK, Agron Duka tregoi në Debat me Alba Alishanin disa nga arsyet e aleatëve të Partisë Demokratike për të mos u regjistruar në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Duke “fajësuar” përplasjet brenda PD, Duka shpjegoi se disa nga aleatët u gjetën të çorientuar dhe të pavendosur për të bërë aleanca dhe për të mbajtur anë mes dy palëve. Megjithatë, ai shtoi se ekziston mundësia për të mbështetur ndonjë kandidat në këto zgjedhje.

“Ishim të çorientuar për të bërë aleanca dhe të pavendosur. Duke qenë se nuk pretendojmë të fitojmë një bashki, bëmë thirrje për një kandidat të përbashkët, gjë që nuk u realizua. Mesa duket palët në PD janë në një gjendje që në këto zgjedhje të mos e ndihmojnë njëri tjetrin. Atëherë ne menduam që ne të mos jemi palë në një grup nga PD, për të mos marrë anë se kush është PD e vërtetë. Në këtë gjendje të krijuar, me një gjendje të vështirë për opozitën, ndoshta mund të ndihmojmë një kandidat, duke parë sa pëlqehet nga qytetarët”, u shpreh Duka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here