Aksident i rëndë në kryeqytet, makina ‘fluturon’ në ajër një vajzë dhe e lë në asfalt

0
125

Një kalimtare është përplasur nga një automjet tip “Benz” në Unazën e Tiranës. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Piramidës, ku siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme e reja  qëndron e shtrirë në asfalt duke marrë ndihmën e parë mjekësore nga kalimtarë të rastit, deri në ardhjen e ambulancës.

Makina e cila e ka aksidentuar, një Benz ngjyrë gri, është larguar në mënyrë të menjëhershme nga vendngjarja.

Burime bëjnë me dije se e reja gjendet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor në spital.

Grupi hetimor dhe policia po vijojnë punën për identifikimin e personit që shkaktoi aksidentin.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here