“Zonja Kim të marrë pjesë në fushatë sa të dojë, mbështetësit dhe votuesit vetëm shtohen”

0
141

Lideri historik i PD, Sali Berisha ka komentuar deklaratat e ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim e cila është shprehur se njeh si kryetar të PD, Lulzim Bashën. 

Berisha tha në Çim Peka Live se Yuri Kim ndërhyri edhe gjatë ‘Foltores’ për të penguar njerëzit, por mbështetësit vetëm shtoheshin.

Berisha tha gjithashtu se Yuri Kim le të ndërhyjë në fushatën e zgjedhjeve të 5 marsit, pasi mbështetësit dhe votuesit do të shtohen edhe më shumë.

“Zonja i ka lejuar vetes në shkelje flagrante të Konventës së Vjenës dhe Kushtetutës së Shqipërisë, i ka përshtatur vetes për shkak të një kryeministri që mund t’i vendosësh çdo epitet, të sillet si një guvernatore dhe të futet në punët e brendshme të një partie. Unë e kam ndjekur këtë qëndrim, para çdo foltorje, para çdo akti ajo është përpjekur të dekurajojë demokratët. Mendova njëherë t’i them ju lutem mos bëj deklarata se po më shtohen njerëzit dhe unë këtë ndihmë nuk e dua nga ju, por nuk e bëra. Le të marrë pjesë në fushatë sa të dojë, në shkelje flagrante të kushtetutës, por mbështetësit dhe votuesit vetëm do të shtohen“, u shpreh Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here