Rrëfimi i shqiptarit në Ekuador: Kush po i bën vrasjet dhe si lëviz kokaina

0
129

Emisioni “Sot” në Euronews Albania zhvilloi një intervistë ekskluzive me një shqiptar që njeh nga afër tregun e Ekuadorit, pasi ka qenë ish-trafikant i drogës.

 

Ai thotë se Ekuadori të jep mundësi që të bësh lekë brendë një kohe të shkurtër. Sipas tij nëse tregtia e kokainës ecën mirë një person mund të arrijë të bëjë deri në 2 milionë euro për 6 muaj.

 

Gjithashtu ai rrëfen se në Ekuador janë mbi 50 shqiptarë që janë përfshirë në trafikun e kokainës drejt Europës.

 

Sa kohë keni qëndruar në Ekuador dhe ku jeni vendosur?

Rreth tre vjet, kam qëndruar në qendrën e Ekuadorit.

 

Pse vendoset të iknit në Ekuador, çfarë i ofron ky vend shqiptarëve?

 

Ekuadori të jep mundësinë më të thjeshtë për t’u ngritur ekonomikisht.

 

Sa para mund të bësh në një kohë të shkurtër në Ekuador?

 

Për një kohë të shkurtër mund të bësh 1 milionë, 2 milionë euro për gjashtë muaj.

 

Sa shqiptarë njihni të cilët jetojnë në Ekuador dhe si janë të organizuar ata?

 

Mbi 50 shqiptarë nga Durrësi, Tirana, rrethinat. Punojnë me grupet e veta, me vendasit. Janë gjithmonë të varur nga vendasit, kolumbianë.

 

Ata janë krerët e grupeve, apo punojnë për llogari të grupeve të tjera, vendase?

 

Ata janë bashkëdrejtues. Varet nga personat që shkojnë, që kanë burimet financiare, që investojnë lekët atje.

 

Si shkojnë këta shqiptarë në Ekuador? Si keni shkuar ju? A është e thjeshtë të shkohet, të gjenden lidhjet dhe rrjetet? A shkohet me rekomandime?

 

Deri në 2020 në shtator shkoje direkt. Tani bëhet një aplikim online vize. Është bërë pak më vështirë.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here