Zgjedhjet e 6 marsit/ Bylykbashi: Primaret i japin fund pushtetit të kryetarit për kandidatët

0
98

Komisioni i Rithemelimit të PD me në krye Sali Berishën ka nisur filtrimin e kandidatëve të cilët kanë aplikuar për t’u futur në garë për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi në një intervistë për RTV Ora tregon se për këto zgjedhje i kanë dhënë fund pushtetit të kryetarit të partisë mbi emrat e zgjedhur.

“Primaret pushtetin ja marrin kryetarit dhe ja çojmë anëtarëve. Nëpërmjet procesit të primareve të identifikojmë kandidatin më të mirë, që ka legjitimitetin më ët madh me votën e anëtarësisë për t’ia paraqitur më pas elektoratit. Kush mendon që duke bërë pazar me kryetarin mund të dalë kandidat pa pyetur anëtarët më pas nuk ka të bëjë me PD si shpirt dhe si rregull,” tha Bylykbashi.

Demokratët nuk do të jenë vetëm përballë socialistëve, por lufta e tyre politike do të jetë edhe brenda familjes së përçare. Për këtë Bylkbashi kishte edhe një mesazh për ata që mbështesin dhe pritet të bëhen pjesë e ekipit të Lulzim Bashës për 6 bashkitë.

“Brenda PD-së ku vota e anëtarëve nuk vlente për kryetarin, nuk vlen sot e kësaj dite ne do japim shembull tjetër”, tha Bylykbashi.

Komisioni i Rithemelimit do të dalë në garë me 6 mars për tu testuar fillimisht  përballë mbështetjes së demokratëve dhe më pas edhe për të pasur votën e qytetarëve.

“6 marsi është një test politik siç janë çdo palë zgjedhje. PD të hyjë në këtë test përballë një pushteti, i cili siç kanë dalë regjistrimet më të fundit të këtij skandali që ka plasur në tentativën për të kapur dhe ishullin e fundit jashtë kontrollit të saj, që përdor çdo instrument për të mbytur votën”, tha Bylykbashi

Komisionit të Rithemelimit të Sali Berishës i kanë mbetur edhe 6 ditë për të bindur aleatët që kandidatët e tyre të regjistrohen nën siglën e një koalicion në KQZ.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here