Ironia e Arbër Zaimit: Pse Veliaj përsërit fjalën “testikuj” gjithë ditën

0
168

Aktivisti i Lëvizjës Vetëvendosje në Tiranë, Arbër Zaimi ka ironizuar pas publikimit të audio-regjistrimit të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe fjalorit të tij.

“Një politikan, fjalën që përsërit më shumë, moton e vet, e ka programatike. Dmth. përsërit më shpesh fjalën “zhvillim”, nëse mendon se vendi ka mbetur pas ekonomikisht apo teknologjikisht.

Përsërit fjalën “drejtësi”, ai që mendon se vendit e shoqërisë së tij i duhet më shumë nga kjo. Kështu edhe fjalët liri, demokraci, rend, barazi, integrim, mirëqenie, në diskursin e ndonjë politikani.

Ndërsa, nga ç’morëm vesh sot prej mediave, në diskursin politik të kryetarit Erion të Tiranës, vendin kryesor e zënë testikujt. Si duket ai mendon se mungojnë, janë të rralla, dëshiron shumë më shumë të tilla në shoqërinë ku jeton…” – shkruan Zaimi në Facebook.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here