Erdogan, sërish probleme me shëndetin? Presidenti turk kërkon ndihmën e kardiologut të njohur izraelit

0
120

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan duket se ka shfaqur sërish probleme shëndetësore. Për këtë arsye ai ka punësuar një mjek izraelit. Mjeku në fjalë është Prof. Itzhak Shapira, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Qendrës Mjekësore Sourasky në Tel Aviv.

 

Shapira këshillon liderët botërorë për trajtimet mjekësore të zemrës. Kardiologu izraelit merret kryesisht me problemet e zemrës dhe duket se presidenti turk vuan nga një gjë e tillë edhe pse nuk ka informacione zyrtare për të mbështetur këtë pretendim, shkruan media izraelite Ynet.

 

Ndërkaq sipas burimeve të mediave izraelite nuk është e çuditshme që Erdogan dhe Shapira takohen me njëri-tjetrin nisur edhe nga raporti i tyre që kanë mes njëri-tjetrit.

 

Qendra Mjekësore Sourasky dhe Shapira nuk ka pranuar të komentojë mbi këtë çështje. Spekulimet mbi shëndetin e Erdoganit kanë bërë xhiron e mediave muajt e fundit pasi videot ku ai shfaqte probleme me ecjen tregonte se diçka nuk shkonte me presidentin turk. Erdogan ishte në një vizitë intensive njëditore më 17 janar në Shqipëri.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here