Këngëtari i njohur, Elgit Doda, ka folur rreth bashkëpunimeve dhe projekteve të reja që do të sjellë bashkë me Donald Veshajn dhe bujën e madhe që pati kënga “Toxic Love”, e cila ishte një dedikim për moderatoren, Bora Zemanin.
I ftuar në “Pardon My French”, ai ka treguar se nuk ka qenë në dijeni se kujt ia kishte dedikuar aktori këngën dhe se ‘njerëzit e çojnë ku të duan’ por ama e dinte që ishte për një lidhje toksike dhe se ‘çdo kush mund ta ketë kaluar një gjë të tillë’.
“Ishte ndjesi e Donaldit. Nuk më tha Donaldi për kë ishte ndjesia… Mund të kem patur edhe unë ndoshta një histori. Ishte thjesht ndjesia për një lidhje toksike. Është temë e bukur sepse çdo njeri mund të ketë kaluar një gjë të tillë. Ai asnjëherë nuk përmendi për kë, por njerëzit e çojnë ku të duan”.
Mbas “Toxic Love” dhe “Ku je”, kantautori ka zbuluar këngën e fundit të aktorit e cila do të vijë me 14 shkurt dhe kjo do të jetë dhe fundi i triologjisë duke i thënë “Mirupafshim” lidhjes së vjetër.
“Njeriu që donte një dashuri toksike “TL (Toxic Love)”, e kërkonte gjithmonë “Ku Je”, por në fund fare e kuptoi që nuk ia vlente. Kjo është një triologji sepse është me tri këngë, ku tek e fundit i thotë “Mirupafshim”. Kënga do të vijë brenda datës 14 shkurt. Nuk e di çfarë ka qenë në trurin e Donaldit, nuk kemi folur fare për këtë…”