Lubonja: Pas shpalljes ‘non grata’ të Berishës është Rama. Thërmimi i opozitës, strategji e ndërtuar prej kohësh nga kryeministri

0
474

Zgjedhjet e pjesshme lokale ishin temë diskutimi në emisionin “Pikat mbi i” në “News 24”.

Të ftuar, për të folur për këtë çështje, ishin dy analistët, Fatos Lubonja dhe Artur Zheji. Teksa PS duket se i ka gjërat më të qarta, PD dhe zhvillimet atje duket se përbëjnë interes. Berisha pritet të dalë me kandidatët e tij të pavarur në 6 bashkitë që zhvillohen zgjedhje, por edhe Basha gjithashtu.

Lubonja argumentoi se mund të ketë një marrëveshje mes LSI dhe Berishës, por shoi se mbetet për t’u parë se si do të veprohet. Analisti tha po ashtu, se Rama ka kohë që projekton thërrmimin e opozitës dhe situatën aktuale të PD po e monitoron me qetësi.

Lubonja: Berisha do të ketë një lloj koalicioni me LSI. Por LSI nuk do të shkojë si kamikazë mbas Berishës. Mund të ketë dhe kompromise, p.sh në Durrës mund të ketë ndonjë të LSI e jo të Berishës. Por nëse vendoset një kandidat në Durrës që është i LSI, por mbështetet nga Berisha, si do i numërojë ky i fundit votat e tij ndaj Bashës. Nuk mjafton thjesht një kandidat që mbështet grupi i rithemelimit që të identifikohesh tamam. Berisha thotë nuk ka të drejtë Basha të çojë kandidat. Nuk e di do të vazhdohet me këtë apo do të ketë një strategji më racionale. Unë besoj se ata janë ende të paqartë dhe vetë.

A është i qetë Rama?

Lubonja: Kjo është një strategji e ndërtuar nga Rama prej kohësh thërrmimi i opozitës. Të mos harrojmë se në mënyrë të një paanshme prishi marrëveshjen e 5 qershorit, që donte një guxim të madh. Madje kam disa informacione që njerëz pranë tij e kanë këshilluar të mos e ndërmerrte atë hap. Rama ka hedhur disa hapa të tij e ku hyn edhe kjo shpallja non grata e Berishës. Qetësia e tij është fryt i një pune të gjatë, të suksesshme. Të dy palët akuzojnë njëri-tjetrin për abuzime me kriminelë. Mendoj se Meta thërriti Ballën duke qenë se ata do informohen, sepse ata të dy (Basha-Berisha) po merren me njëri tjetrin. Atyre i intereson këto. Balla ka bërë lojën e partisë të tij. Rama i përqesh të dy. Për mendimin tim Meta ka bërë rolin e tij duke i dhënë dorë Berishën në luftën e tij ndaj Bashës duke i shpallur zgjedhjet kaq afër. Në projektin e Ramës LSI është në shkrirje. Meta duke ndërtuar aleancë me Berishën bën aleancë më të fortë, për mbijetesë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here