VIDEO/ Sakrifica për banesën, banorët lidhen me pranga te ‘5 Maji’

0
126

Vijon rezistenca e disa banorëve për të kundërshtuar shembjen e shtëpisë së tyre në zonën e ‘5 Majit’.

Në një moment kur fadromat e IKMT-së kanë mbërritur shumë pranë banesës së tyre, dy banorë janë vetë prangosur brenda mureve të shtëpisë, për të kundërshtuar shembjen e banesës.

Ata janë lidhur me pranga edhe me portën kryesore të shtëpisë.

Forca të shuta policie kanë rrethuar mëngjesin e sotëm zonën e ‘5 Majit’ në Tiranë, pasi qytetarët po protestojnë kundër prishjes së banesave të tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here