Bylykbashi: Kushtet që të pranoja të hyja në garën për kryetar të PD

0
115

Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi është pyetur në një intervistë me Adi Krastën në Syri Tv nëse aspiron për t’u bërë kryetar i kësaj force politike.

 

“Kryetar i PD? Problemi kryesor. Kryetarit nuk i bëhet ofertë. Kryetari duhet të dalë në mënyrë natyrale. Duhet të jetë një proces që të ketë tranzicion me model të vjetër, nuk mjafton legjitimiteti. Kryetari duhet të rrezatojë besim në opinionin publik. Nëse do të ishte kjo trajektorja, do të pranoja.

 

Ka ardhur koha që PD ka nevojë për kryetar. Duhet të hyjmë në një periudhë moderne të partive. Lideri mund të mos lindë për shumë kohë, por një parti nuk mund të mos ketë kryetar. Berisha tha kryetari bëhet lider kur çon parti në fitore” , tha Bylykbashi.

 

Bylykbashi theksoi se Basha ka dështuar vazhdimisht, duke shtuar se do të ndërtohet demokracia e brendshme në PD.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here