Përplasja në studio, Spaho-Sulës: Ke parë ndonjë PD që blindohet? Cilën dhunë kërkon të dënoj…

0
217

Edmond Spaho, i përjashtuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike është përplasur me deputetin demokrat Dashnor Sula. Në studion e “Log.” me Endri Xhafon, Spaho mes të tjerash tha se nuk e pranon përjashtimin e tij.

Sipas tij ata janë përjashtuar sepse nuk kanë dënuar dhunën ditën e protestës në 8 janar në selinë blu. Deputeti nxori fotot e mbështetësve të Sali Berishës të plagosur, ndërsa kjo solli edhe përplasjen me Sulën. Ky i fundit i kërkoi të publikonte po ashtu edhe pamjet e protestuesve me matrapikë dhe varre në derën e PD-së.

Pjesë nga debati:

Edmond Spaho: Se mendova që gjatë këtyre 30 viteve do ishte harruar eksperienca e diktaturës ku njerëzit linçoheshin në parti për pikëpamjet ndryshe kur nuk binin dakord me udhëheqësinë, përjashtoheshin nga partia dhe të internonin ose të burgosnin. Edhe veprimet e Lulëzim Bashës kohët e fundit po më kujtojnë atë periudhë, prandaj i thashë ku do më internosh. Të ekzistojë koncepti i përjashtimit ne një parti që lindi nga liria e fjalës. Një parti e krijuar për të garantuar lirinë e fjalës të shkojë te përjashtimet është e paimagjinueshme. Nuk është se ndihem i lënduar, nuk është Basha që e vendos të më përjashtojë nga PD. Ai është i shkarkuar.

Zonja Nikolla bëri një fyerje, shkeli Kushtetutën dhe rregulloren. Në nenin 70 thuhet se deputetë përfaqësojnë popullin. Populli më ka zgjedhur si deputet.  Përkatësinë politike e shpreh vetëm unë. Çështja e formimit të grupeve parlamentare është e qartësuar në rregullore. Kushtetuta thotë që përfaqësojnë popullin dhe nuk lidhen me asnjë mandat detyrues. Unë jam zgjedhur deputet i PD dhe askush nuk mund të më përjashtojë

Dashnor Sula: Personalisht ndjej keqardhje, nuk është se ka nevojë, por si koleg. Është vendim i Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar. Rregullorja që iu referua zoti Spaho flet për grupet parlamentare në normalitet. Por rregullorja nuk mund të parashikojë vendimmarrjet e partisë. Për mua s’ka mangësi rregullorja. Këtu i referohemi që jam zgjedhur nga lista e PD, por kur ikën nga lista dhe shkon te një tjetër. Si deputet nuk largohesh, por nuk je i grupit. Bëhet fjalë për përjashtim nga organet e partisë. Nga pikëpamja formale automatikisht nuk je më as anëtar i grupit.

Edmond Spaho: Na kanë përjashtuar sepse nuk kemi dënuar dhunën, cilën dhunë të dënoj.

Dashnor Sula: Profesori qenka përgatitur me këtë formë, duhet të kishe marrë edhe varret dhe çekiçët.

Edmond Spaho: Ke parë ndonjë PD që blindohet?

Dashnor Sula: I harrove ato me matrapikë?

Edmond Spaho: Matrapiku nuk është dhunë. I ke parë kriminelët në zyrën e kryetarit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here