Përdhosja prej Ramës e ditevdekjes së Skënderbeut dhe shfajësimet belbacuke që nuk i beson njeri

0
164
Shfajsimet belbacuke te Edi Rames sot, që deshmojne fajin dje!
Edi Rama vertet eshte vene ne hall te madh, qe te shpjegoje diten e djeshme dhe servilizmin e perdorimin poshterues te tij perpara shqiptareve.
Shfajsimet shume te lodhura te tij jane sigurisht nje mision i pamundur dhe cdo sperdredhje stilistike dhe bllof logjik apo sofizem konstipativ nuk ja zgjidh dot hallin.
Eshte e vertete e madhe qe Skenderbeu nuk i thote asgje Edi Rames dhe ai e miq te tij te djeshem e te sotem nuk e kane kursyer ta percmojne e deheroizojne ate, sepse ne mendjet e tyre te semura Edi Rama frikacak shpineperkulur e servil eshte Skenderbeu i vertete dhe jo ai Skenderbeu, i cili u perball, qe fitoi dhe qe i mposhti osmanet si askush me pare ne ato vite te renda te shek.15 per Shqiperine dhe gjithe Europen.
Ndaj dhe perdhosja prej Rames se ditevdekjes se Skenderbeut te madh me nje vizite rutine shteterore, qe mund te behet ne cdo dite tjeter te vitit per te eshte normale.
Servilizmi i neveritshem, qe udheheq kete pule-gjel kryeminister eshte qesharak.
Belbezimet e tij justifikuese jane vertet kaq te mjera saqe besoj se edhe Erdoganit nuk i hyn ne pune qe Rama te jete kaq servil te pakten ne aparence.
Patriotizmi yne eshte i padurueshem per Ramen sepse ai nuk ka atdhe.
Ndersa per turqit festat kombetare dhe datat e ditet e shenuara jane paprekshme, per Ramen atdhevrases keto dite tona te shenuara nuk kane asnje rendesi, kur ne loje jane pazaret, interesat dhe akraballeqet e cdo lloji. Avokatia bajate e Turqise eshte kaq e servile sa edhe vete turqit vete sillen me më teper me modesti per punet e bera se sa vete ky servili yne i palodhur.
Kunderveniet paranojake te Edi Rames mes Turqise bujare e shpetimtare dhe gjoja Europes mizore, te pa zemer e kriminale jane nje gjell qensh, qe nuk e ha kerkush.
Po, po fakt i palevizshem, i gdhendur dhe shpetimtar ka qene dhe mbetet se Europa na eshte gjendur ne ditet me te veshtira te ekzistences tone.
Nje kryeministruc servil nuk e ndryshon dot kurre kete.
Ne 30 vjet pluralizem le te marre kurajon dikush dhe te kalkuloje se cdo te ishim pa Europen. Pa Europen ne krah Shqiperia do te ishte nje province e prapambetur e ngjashme me ish republikat e mjeruara ish sovjetike. Mbeshtetja politike, ekonomike dhe institucionale e Europes ka qene edhe shpetimi yne.
Qindra e qindra mijra shqiptare mbijetuan vete, por siguruan edhe mbijetesen e qindra e qindra mije te tjereve ne Shqiperi fale dyerve te hapura te Europes.
Miliarda euro ka dhene Europa politike dhe insitucionet financiare te saj per Shqiperine.
Qindra milione euro vijne nga bisneset europiane ne Shqiperi e bashke me to ka ardhur edhe nje mentalitet i ri perendimor aq jetik per vendin me te prapambetur te Europes si Shqiperia.
Po ky Edi Rame, kur Europa i mundesoi konferencen e Donatoreve dhe u mblodhen 1.15 miliard euro per termetin, ashtu bajat gjer ne dhimbje sic eshte, bente teater gjoja mirenjohjeje ndaj Europes, te ciles sot i tregon munxat, per shkak te servilizmit pa sherim te tij.
Per Edi Ramen atdhevrases, proritetet strategjike ndryshojne sipas mureve llacit dhe tullave te ndonje pallati a ndonje farë spitali. Por jo prioritet strategjike jane qendrime madhore kane te tjera themele se si dhe ku ndertohen dhe maturohen ne dhjetra vite bazuar ne ate qe populli do dhe qe vendit i ben mire.Shqiptaret, rilindasit kane pare Perendimin si orientimin e vetem dhe sot e kesaj dite ky orientim nuk ka ndryshuar asnje grimë. Anetaresimi ne BE dhe Euroatlantizmi jane prioritete absolute te pandryshueshme te popullit tone.
Proritetet strategjike nuk jane malli i radhes, qe shitet e blihet ne pazar e ku financuesi i radhes te mund te kthehet ne prioritet strategjik sa hap e mbyll syte. Strategjia e qellimte antiEurope e Edi Rames nuk mund te fshihet pas ditirambeve proturke te tij.
Per Edi Ramen atdhevrases nxjerrja e Shqiperise ne pazar eshte kenaqesi dhe perfitim vetem vetjak. Me sofizmin e tij antishqiptar qe : ” ne politiken e jashtme te mos jemi me katolike se papa” ai thjesht varros orientimin properendimor te Shqiperise dhe sajon alibi per ta larguar ate nga gjoja Perendimi “i keq” dhe per ta afruar drejt Lindjes “se mire”.
Mirenjohje patjeter Turqise per cdo ndihme e mbeshtetje dhe ruajtja e miqesise me te eshte nje normalitet, qe ecen prej dhjetra vitesh dhe as fillon e as mbaron me Edi Ramen, qe sillet bajatshëm si privatizues i kesaj maredhenie.
Skenderbeu krenar me fitoret e tij dhe orientimin e tij perendimor e perqesh dhimbshem nga distanca e 500 vjeteve servilin atdhevrase pa krenari dhe zverk te kthyer vetem drejt lindjes.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here