Keqqeverisja e tij e bëri politikën të urryeshme, Rama jep leksione

0
105

Në 30-vjetorin e Forumit Rinor Eurosocialist, kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim të gjatë e plot gjestikulacione.

Por për ironi, njeriu që e ka bërë të urryeshme politikën në vend, për shkak se keqqeverisja e tij e ka katandisur Shqipërinë të fundit në Europë dhe në botë për çdo bilanc, duke nisur nga korrupsioni e duke përfunduar te krimi, u bëri thirrje të rinjve të besojnë te politika.

Jo vetëm kaq, por në një vend ku mbi 60 përqind e të rinjve duan t’ia mbathin nga Shqipëria, Rama që u plak dhe u thinj në politikë, u tha të rinjve se duhet të angazhohen.

Fjalimin e tij të gjatë alla-Fidel Kastro, Rama e vazhdoi duke thënë se politikanët si puna e tij mendojnë për të ardhmen, ndërkohë që e ardhmja në vend duket më e zymtë se kurrë.

“Fjala politikë ka hyrë në fjalorin e fjalëve të pista dhe politikanët në një kategori të mallkuar gjerësisht në të gjitha bisedat dhe shkarravitjet mbi muret e rrjetit të metrosë sociale aty ku friends-at hyjnë e dalin pa ndërprerje në lëvizje pa busull e drejtim. Politika shkelet me këmbë ndërkohë që është mundësia e vetme për orientimin kolektiv që ne trashëgojmë nga historia e njerëzimit.

Politika lidhet drejtpërdrejt me kërkimin e të mirës. Platoni e përkufizonte si art mbretëror, ai shpjegon një nga mitet më të famshme të antikitetit grek atë të Prometeut. Politika konsiderohej në ato kohëra si themeltare për njerëzimin si përmasa natyrale për njeriun.  Politika u dha mundësinë njerëzve që të jepnin e merrnin me njëri-tjetrin dhe të trajtonin çështjet e bashkëekzistencës së tyre dhe zgjidhjen e problemeve të përbashkëta që të vetëm nuk i zgjidhnin dot. Njeriu është e vetmja kafshë politike, të tjerat janë vetëm kafshë. Politika ekziston para demokracisë dhe formimit të shteteve”, tha Rama para të rinjve si një dekor manekinësh.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here