Bardhi: E hoqëm Rushajn nga kreu i grupit parlamentar sepse është rëndë me Covid

0
176

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi ditën e sotme se Alfred Rushaj është në gjendje të rëndëuar shëndetësore. Ai tha në emisionin “Kjo Javë” se ndryshimet që janë bërë brenda Partisë Demokratike, nuk kanë lidhje me vendimet e kryesisë. Bardhi shprehu mirënjohje për punën që ka bërë deri më tani Rushaj në Partinë Demokratike duke thënë se ka kryer një punë të jashtëzakonshme.

Pyetja: Pse largohet Rushaj?

Bardhi: Ndryshimi i kryetarit të grupit s’ka të bëjë me vendimin e kryesisë. Jam informuar nga kryetari partisë dhe Rushaj për një dakordësi të tyre që drejtimi i grupit t’i kalojë nënkryetarit tjetër të PD, Enkelejd Alibeaj. Ka qenë një vendim i përbashkët i tyre që drejtimi i grupit të bëhet nga Alibeaj. Vendimet e propozuara në Këshillin Kombëtar do të kalojnë në grupin parlamentar të PD. Dua të shpreh mirënjohjen time për punën që ka bërë zoti Rushaj si kryetar grupi. Ka bërë një punë të jashtëzakonshme edhe pse e kishte për herë të parë jetën parlamentare. Zoti Rushaj është në kushte të rënduar shëndetësore, është me COVID.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vendosur të largojë kreun e grupit parlament të PD, Alfred Rushajn nga ky post, për ta zëvendësuar atë me deputetin Enkelejd Alibeaj. Vendimi u bë i njohur në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, të thirrur nga vetë kreu i PD-së.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here