‘30 qershori’/ Meta: Shkelje të rënda në vendimin e Kushtetueses

0
100

Presidenti Ilir Meta doli në një konferencë për shtyp, ku foli në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet monopartiake të 30 qershorit.

Ai tha se Kushtetuesja ka kryer shkelje të rënda në vendimin e sja.

“Nuk u nxitova kur Gjykata Kushtetuese tha vendimin e saj, apo mosvendimin e saj.

Përkundër pritshmërive të larta dhe legjitime jo vetëm të popullit, por edhe të institucioneve ndërkombëtare, do të duhej të kishim një vendim përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese, por ajo gjykatë nuk mori asnjë përgjegjësi.

Siç jeni në dijeni, kjo gjykatë ka rrëzuar kërkesën e Shoqatës së Bashkive, duke deklaruar mungesën e juridiksionit kushtetues, ajo e la këtë çështje pa një zgjidhje përfundimtare.

Pasi u njoha zyrtarisht me vendimin e zbardhur, përmes një letre zyrtare kam kërkuar nga Gjykata Kushtetuese një kopje të të gjithë dosjes gjyqësore që dokumenton çdo hap. Nga studimi i materialit voluminoz, presidenca ka konstatuar se janë kryer disa shkelje të rënda pozicionale dhe etike që cenojnë veprimtarinë e gjyqtarit. Kjo legjitimon një procedim disiplinor,” tha Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here