Berisha niset drejt Prokurorisë së Tiranës: Basha, vegël e qeverisë

0
98

“Basha është vegël e qeverisë, aty thirrem nga Rama”.

Kështu u shpreh këtë të enjte Sali Berisha teksa doli nga shtëpia e tij për të shkuar në Prokurorinë e Tiranës ku do të pyetet në lidhje me protestën e 8 Janarit. Berisha u shpreh se do të informojë gazetarët hollësisht sapo të dalë nga prokuroria.

“Për më shumë ju ftoj se sapo të dal nga dera e Prokurorisë, do ju informoj ju hollësisht. Basha është një vegël e qeverisë, ato i ka dërguar Rama. Aty thirrem nga Rama unë, jo nga Basha”, tha Berisha.

Ndërkohë Berisha tha se gjykata duhet të ndëshkonte policinë që ndaloi njerëz të pafajshëm duke i kthyer në këtë mënyrë përgjigje gazetarëve për vendimin e djeshëm për të liruar të 34 personat e arrestuar pas protestës së 8 Janarit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here