Për deputetët, që ende nuk e dinë se nuk i ka votuar Kryetari, por shqiptarët, militantë a jo

0
318

Nuk besoj se ka ngjarje më të rëndë për një vend demokratik se shkërmoqja e opozitës, pasi janë kapur institucione, shoqëria civile, media e pushtete të tjera.

Se kush ka faj e kush e provokoi këtë situatë, kush e dëshiroi zhbërjen nuk mund të jenë diskutime mbi dy emra, Berisha a Basha.  Por qysh prej se kur ndodhi ngjarja e shpalljes non grata të liderit historik të PD-së jam përpjekur të kuptoj rolin e të zgjedhurve nga populli në atë parti.

Deputetë te Kuvendit, zgjedhur me votën e demokratëve e shqiptarëve edhe jopartiakë, vijojnë që prej datës 9 shtator të mos kërkojnë llogari se përse kryetari i partisë vë veton mbi atë që duhet të ndodhë në Grupin Parlamentar.

Si mundet që një deputet, i cili në parim duhet të mbrojë interesat dhe të drejtat e çdo shqiptari, nuk mbron dot dinjitetin e tij, duke mos ushtruar as të drejtën minimale për të vendosur nëse një koleg i Grupit Parlamentar duhet të jetë, ose jo pjesë e tij në të ardhmen?

Si nuk mund të shprehen përfaqësuesit më të lartë ligjvënës se ç’mendojnë, qoftë edhe kur vendos USA, apo BE?

Po si mundet në tempullin e demokracisë të cënohet kjo e drejtë, pavarësisht arsyeve të kryetarit të partisë (që le të supozojmë se mund të jenë shumë të drejta) dhe si mundet të vërë veto ky kryetar kur është një anëtar i thjeshtë i Grupit Parlamentar?

Ku janë zërat e deputetëve të PD-së si përfaqësues të popullit që i votoi, partiak a jo partiak, për të dhënë mendimin e tyre në këtë kauzë?

Si ka mundësi deputetët, Kryesia e Partisë dhe Kryetari nuk u përballën me bazën, derë më derë, prej disa muajsh nga trokitja e vendimit për Berishën?

Nëse demokratët sot kërkojnë të “zgjidhin” problemin e Selisë, të gjithë shqiptarët sot duhet të kërkojnë më së pakti që Deputetët e tyre, të çdo lloj Partie, të rifitojnë dinjitetin e fjalës së lirë, e të  përballjes demokratike me njëri-tjetrin dhe kundershtarët politikë, por mbi të gjitha, të jenë pulsi dhe zëdhënësit e atyre që i kanë zgjedhur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here