Gazetari Basir Çollaku: Dendësi e madhe gazi e hedhur në vendin ku ishte Berisha

0
261

Gazetari Basir Çollaku, i ftuar në emisionin Task Force të moderatores Sonila Meço në Syri Tv, foli për dhunën e ushtruar ndaj demokratëve më datë 8 janar.

Çollaku theksoi se është hedhur gaz i madh lotsjellës në drejtim të Sali Berishës. Ai shtoi se atë ditë kishte përpjekje për të prodhuar viktima.

“Gazi që është hedhur është lëndë e rrezikshme për shëndetin. Shumë gjëra që janë parë në ekran nuk janë parë në vendngjarje. Ka pasur në seli persona në kërkim dhe me armë

Është e rëndë që aty ka persona në kërkim e kriminel dhe njerëz që gjasme do mbronkan shtetin e ligjin, ky paradoks është i rëndë. Kishte dendësi gazi të hedhur në vendin ku ishte Sali Berisha, besoj se kishte përpjekje për të prodhuar viktimë”, deklaroi Çollaku.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here