Ylli Rakipi: Ilir Meta do jetë kryeministri i vendit

0
389

Gazetari Ylli Rakipi, drejtues i emisionit “Të Paekspozuarit” ka komentuar sot në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në “News 24”, ndryshimet në kabinetin “Rama”.

Rakipi mohon të ketë pasur një urdhër ndërkombëtar për këto ndryshime, dhe shton se vetë kryeministri Rama nuk është i besueshëm me arsyet që dha për shkarkimet. Sipas tij, 4 ministrat janë bërë kurban për rezultatet e dobëta të këtyre 4 viteve, por shton se kaq nuk është e mjaftueshme. “Sipas meje duhen përjashtruar ndërkombëtarët. Mund të them se qeveria është e dobët dhe se Rama ka një rënie nervash nga kjo dhe është në hall”,­ sqaroi ai. Rakipi nënvizoi se populli nuk mund të besojë që Ilir Beqaj, apo edhe të tjerë ish­ministra do japin ndonjë kontribut aq të madh në zgjedhje sa duheshin hequr patjetër nga posti i ministrit.

“Është qesharake, me të vërtetë populli është i varfër, por jo budalla. Është e papranueshme ajo që thotë Rama. Ai është në siklet të madh, ndaj i ka bërë këto ndryshime”,­ sqaron Rakipi. Për të paralelizuar situatën, drejtuesi i emisionit “Të paekspozuarit” tregoi një rast të ngjajshëm në vitin 1997, ku sipas tij, Berisha bëri “kurban” Meksin, por pa rezultat.

“Në vitin 1997 për shkak të pozitës së keqe ku ra, Berisha dorëzoi Meksin, që të shpëtonte veten. Por rezultoi e pasuksesshme, kërkohej koka e Berishës. Dorëzime të këtij lloji janë dorëzime që të dobësojnë akoma më shumë, nuk japin rezultat. Kërkohet koka e Ramës edhe në këtë rast, ndaj ai është i tendosur”,­ argumentoi Rakipi. Ai komentoi edhe deklaratat e dy ministrave të LSI, që kërkonin Metën kryeministër dhe shtoi se gjithçka ndodh për shkak të dobësimit të aleatit të tij Rama. “Zoti Rama bëri deklarata të fuqishme për qeverisjen, u përpoq të mbronte ato që nuk janë bërë, në këto 4 vite. Zoti Meta duket se po shfrytëzon momentin, do te jetë kryeministër i vendit se qeveria është e dobët”,­ shtoi ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here