‘200 emra të lexuar nga 2, 3, 4 herë, 831 të sajuar’/ Zbardhet lista blof e anti-kuvendit të Bashës

0
593

Në 18 dhjetor deputeti Lulzim Basha mblodhi anti-kuvendin, ku deklaroi se ishin prezent 5004 delegatë në 1958 karrige në Pallatin e Kongreseve.

Pas demaskimit publik nga SYRI, Gazment Bardhi lexoi një listë të gjatë me emrat e ‘5004 delegatëve’ që sipas tij, ishin pjesë e Kuvendit Kombëtar të PD-së, së thirrur nga Basha.

I ftuar në emisioni “Quo Vadis”, anëtari i Komisonit të Rithemelimit, Rigels Muçollari ka zbuluar manipulimin e Bardhit me emrat e anëtarëve të Këshillit Kombëtar.

Muçollari publikoi listën me emrat e lexuar nga Bardhi me pretendimin se ata ishin pjesë e Kuvendit të Bashës.

Ai tha se ka analizuar një pjesë të emrave të listës, të cilët sipas tij, janë të sajuar sepse nuk rezultojnë në regjistrin e gjendjes civile.

Muçollari: Bardhi lexoi emrat që kishte prezent ditën e Kuvendit të thirrur nga Basha. I kam zbardhur që të gjithë. Bardhi deklaroi 5004 delegatë, që sipas verifikimi që i kam bërë rreth 200 prej tyre i ka lexuar 2 herë, 3 herë, 4 herë. 4237 janë emrat, ndërkohë delegatë të cilët kanë funksion kanë qenë 1537 ku mbi gjysma e tyre nuk kanë qenë prezent. Zotëria ka shtuar 1687 të tjerë që s’ janë anëtarë partie fare. Ka futur 831 veta që mua më dhanë përshtypje që ishin emra të sajuar. Kontrollova 100 prej tyre dhe 66 prej tyre janë njerëz që nuk ekzistojnë, ose do kenë vdekur më përpara. Nuk kam akses në gjendjen civile që t’i kontrolloj të gjithë. 

 

1 / 1

 

© SYRI.net

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here