Bardhi e quajti kriminel/ VIDEO: Kur Lulzim Basha dhe Yuri Kim darkonin në restorantin e Myftar Lumeshit

0
221

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gaz Bardhi ka hedhur akuza të forta ndaj personave që shoqërojnë ish-kryeministrin Sali Berisha gjatë vizitave në selinë blu. Bardhi ka akuzuar publikisht dhe biznesmenin Myftar Lumeshi se është mes këtyre personave dhe pjesë e grupit kriminal “B9”.

Biznesmeni reagoi mbrëmjen e djeshme për herë të parë, për emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit dhe tha se e kishte pasur mik Bashën dhe familjarët e tij, ndaj ishte i habitur nga sulmet dhe shpifjet e Bardhit.

“Që në vitet 90 jam demokrat i lidhur me PD-në. Kam marrë pjesë në të gjithë fushatat, eventet, ditët më të vështira të PD kur i ka patur. Edhe në kohën e zotit Basha edhe në kohën e Berishës, kam qenë aty. U habita fare për këto, se zotin Basha e kam patur mik.

E kam konsideruar si motër gruan e Lulzim Bashës. Kam patur konsiderata shumë të larta par familjen e tij, për Lulin, kam marrë pjesë në çdo protestë. Se si kaloi në këtë pike…”, ka thënë Myftar Lumeshi.

Por, siç mund ta shikoni në videon e mëposhtme, botuar nga Newsbomb, kreu i PD Lulzim Basha ka pasur njohje me biznesmenin në fjalë, madje ka shfrytëzuar edhe biznesin e tij. Më 19 dhjetor 2020, kryedemorkati ka zgjedhur pikërisht restorantin e njohur “Artigiano Vila” në Tiranë për të darkuar me ambasadoren Yuri Kim. Ky restorant është në pronësi të Myftar Lumeshit.

Fotot e publikuara në media ku Basha bashkë me gruan Aurela shfqen krah biznesmenit në aktivitete e ambiente të ndryshme provojnë se mes tyre ka pasur njohje. Të paqarta mbeten arsyet, siç thotë se vetë Myftar Lumeshi, pse kreu i PD zgjodhi ta sulmoi publikisht, në një kohë që ai ka qenë dhe mbështetës i tij dhe pjesëmarrës në çdo protestë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here