Meta pret Briken Caljan dhe trajnerin e tij: Uroj që 2022 të jetë një vit i artë për peshëngritjen dhe sportin tonë

0
102

Presidenti Ilir Meta  ka pritur sot  kampionin e botës në peshëngritje Briken Calja bashkë me trajnerin e tij. Duke postuar një foto në Facebook, Meta shkruan se me pak mbështetje, në 7 -10 vitet e ardhshme Shqipëria mund të jetë kampionia e botës në peshëngritje.

“Shumë i lumtur të prekja sot medaljet e arta dhe të argjendta të kampionit të botës, Briken Calja. Sa djersë, sakrifica dhe heroizëm për t’i fituar!

Faleminderit Briken Calja dhe të gjithëve ju, që guxoni dhe kurrë nuk dorëzoheni! Falenderime edhe për trajnerin e tij, Gerald Toska dhe mbështetësit e Brikenit!  Përshëndetje edhe për vendimin e fundit të Qeverisë për të shpërblyer çdo medalje! Uroj që 2022 të jetë një vit i artë për peshëngritjen dhe sportin tonë! Me pak mbështetje, në 7 -10 vitet e ardhshme Shqipëria mund të jetë kampionia e botës në peshëngritje”- shkruan Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here