31-vjetori i RD-së, si ditë refelktimi për mediat dhe gazetarët

0
178
5 Janar 1991-5 Janar 2022!
31 vjet nga numri i pare i gazetes “RILINDJA DEMOKRATIKE” e cila u botua pas 46 vitesh diktature dhe mungese te shtypit te lire!
Te dashur miq,
Nje nder sfidat e para pas krijimit te Partise Demokratike me daten 12 Dhjetor 1990 ishte edhe botimi i gazetes sone qe do te perconte fjalen e lire pas nje shtypje te tmerrshem 46-vjecare dhe mungese totale te shtypit te lire.
Dhe kjo sfide u be realitet me daten 5 Janar 1991 kur edhe doli numri i pare i gazetes “Rilindja Demokratike”, gazete qe u lexua “pa dalur akoma ne treg” pasi shqiptaret ishin te etur per fjalen e lire, per shtypin e lire, per lirine. Sot natyrisht qe eshte nje dite falenderimi per te gjithe ata intelektuale, politikane, gazetare, editorialiste qe kontribuan ne daljen e numrit te pare te “RD-se”, po ashtu per punonjesit e shtypshkronjes qe punuan nate e dite per botimin e saj si dhe per punonjesit e postes qe e shperndane ate me daten 5 Janar nga Tropoja ne Konispol.
Gjithashtu sot duhet te sherbeje edhe si nje dite reflektimi ne kujtim te 31 vjetorit te daljes se gazetes se pare te lire “Rilindja Demokratike”, per te gjitha mediat dhe gazetaret, pronaret, kryeredaktoret dhe redaktoret qe te mos behen sherbetore te mafies, bandave dhe pushtetit kriminal, por te mbajen lart emrim gjigant qe kane, dhe pushtetin e pakufi moral qe kane ta perdorin jo per pasurime, privilegje te jashteligjshem dhe per abuzime, por per interesat kombetare dhe popullore te qytetareve!
Nese ne nje vend si Shqiperia ku mungon demokracia, mungon ndarja dhe balancimi i pushteteve, mungon kontrolli i pushteteve dhe nje pale i ka te gjitha pushtetet, atehere roli i medias/shtypit te lire eshte jetik si oksigjeni qe kombi dhe shoqeria mos te asfiksohen perfundimisht dhe vendi te shkoje drejt shuarjes/zhdukjes/tjetersimit total, ku qindra mijerat e shqiptareve asimilohen nepermjet emigracionit dhe zevendesohen me refugjate qe do te vijne ne Shqiperi nga vendet ne konflikt!
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here