Maliqi: Vendi sundohet nga krimi dhe bandat, revolucioni demokratik do të çlirojë opozitën nga Rilindja

0
122

Ish-deputeti Lefter Maliqi shkruan në Facebook se në këtë mandatë të tretë të Rilindjes vendin e sundon krimi, bandat, droga.

Sipas tij shteti i kapur nga mafia ka rënë, duke shtuar se dhjetori ishte dita e fillimit revolucionit demokratik pa kthim për çlirimin e opozitës nga pengmarrja e Rilindjes.

Maliqi: Vendin e sundon krimi, bandat, droga. Peshku është qelbur nga koka. Ky është mandati i 3 i Rilindjes, mandat krimi, pasigurie, trafiqesh, paniku, varfërie, korrupsioni. Shteti i kapur nga mafia ka rene. Vrasje, plagosje, grabitje, atentate, vënie gjobash, kontejner me droge, armëmbajtje pa leje, aksidente, vjedhje etj. Drejtësia e kapur, institucionet shtetërore te kapura, opozita e kapur, pushteti lokal 100% i kapur. 8 Dhjetor dita e fillimit revolucionit demokratik pa kthim për çlirimin e opozitës nga pengmarrja e Rilindjes deri ne rrëzimin e Narkoshtetit dhe rivendosjes se demokracisë dhe shtetit ligjor nëpërmjet votës se lire.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here