Shqiptari në Itali, vidhte energjinë elektrike për të rritur kanabisin

0
123

Një shqiptar 55-vjeçar në Torino është arrestuar nga karabinierët pasi kultivonte kanabis në një serrë që furnizohej me energji elektrike të vjedhur nga rrjeti publik.

55-vjeçari do të duhet të përgjigjet për akuzat e prodhimit, trafikimit, mbajtjes së paligjshme të substancave të ndaluar, si dhe për vjedhje të energjisë elektrike.

Brenda serrës janë gjetur 137 bimë, 9 kilogramë kanabis të paketuara në qese të vulosura, 15 kilogramë kanabis në fazë tharjeje, 20 llamba halogjene, një tharës, 19 ushqyes, 26 ventilatorë, një grup elektrogjen, një nebulizator dhe 8 litra pleh të llojeve të ndryshme.

Për marrjen e energjisë kishte bërë një lidhje abuzive në rrjetin publik.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here