Shpërblimi i fundvitit, Baçi: Posta i lë pa lekë pensionistët

0
134

Nga Luan Baçi

Respekt për ju të nderuar!

Turp për kryeministrin dhe qeverinë e tij!

Në prag të festave të fund vitit, Edi Rama dhe qeveria e tij e korruptuar u premtoi 5 mijë lek, shpërblim pensionistëve!

Jo vetëm që i gënjen për shpërblimin, por as pensionin mujor nuk po marrin!

Nuk ka lek është përgjigja që marrin, çdo ditë në zyrat e postës!

Me ditë të tëra vazhdojnë të vijnë dhe e njëjta përgjigje!

Unë kaloj çdo dite te posta te lagjja “Kryengritja e Fierit”

Megjithëse një pjesë e tyre kanë votuar Ramen historikisht dhe shpesh herë, as mirëmëngjesin nuk kthejnë!

“Ky na shan Ramën, Kryeministrin”, flasin me njëri-tjetrin!

Sot nuk e patën problem, thuaj ndonjë fjalë më thanë, ngrije zërin, se plasëm s’kemi kujt ti themi! Jemi në hall!

Po te nderuar, po i drejtohem kryeministrit, me fjalët tuaja që po thoni tani! Më mirë se ju askush nuk i thotë!

Respekt për ju, turp për kryeministrin dhe qeverinë e tij të korruptuar!

Ndiqni videot me durim dhe respekt!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here