Agron Duka: LSI favorizohet më shumë tani

0
239

Duka: LSI do jetë faktor më i fuqishëm pas zgjedhjeve
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, duke folur për emisionin “Tonight” të Ilva Tares në “Ora News” ka folur lidhur me marrëveshjen PS-PD dhe qëllimet që kishte ky akord.
Sipas Kryetarit të PAA-së, pavarësisht se kjo marrëveshje dëmtoi partitë e vogla, ai shpreh bindjen se LSI-ja në këto zgjedhje do të faktorizohet më shumë nga kjo marrëveshje, pasi do të marrë një rol më të rëndësishëm në formimin e qeverisë së ardhshme.
“Dua të them që kjo marrëveshje qe shumë e rëndësishme për shkakun se shmangu destabilitetin në Shqipëri, u futën të gjithë forcat politike në zgjedhje dhe së dyti, siç e dini të gjithë, u dëmtuan partitë e vogla siç ishte Partia Agrare Ambientaliste. Ndoshta ka pasur ndonjë qëllim për të dëmtuar Lëvizjen Socialiste për Integrim, por mendoj që LSI-ja përkundrazi, faktorizon votën e saj dhe do të ketë rëndësi në të ardhmen në formimin e qeverisë akoma më shumë”, – tha Agron Duka, duke shtuar se pas mbledhjes së strukturave do të vendoset nëse PAA do të hyjë në zgjedhje e vetme.
“Ne dëmtohemi direkt nga marrëveshja, sepse nuk kemi numërues, ngrihet pragu kështu që e kemi të vështirë të vendosim nëse do të hyjmë vetëm apo jo. Duhet shumë më tepër vota për të nxjerrë një mandat deputeti, megjithatë ne jemi në konsulta me strukturat e Partisë Agrare Ambientaliste dhe do të vendosim brenda dy ditëve nëse do të regjistrohemi në KQZ. Siç duken gjasat, më tepër anojmë nga ideja për të hyrë në zgjedhje vetëm. Edhe strukturat dhe simpatizantët mendojnë se duhet të provohemi veten në këto kushte që jemi në zgjedhje”, – theksoi Duka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here