Berisha mesazh Ramës: Do ta paguash për atë që i ke bërë pluralizmit dhe opozitës

0
129

Nga Durrësi, ish-kryeministri Sali Berisha tha se Partia Demokratike është çliruar nga pengmarrja.

Lulzim Bashën, Berisha e quajti besëprerë, koha e të cilit ka marrë fund në PD, pas shkarkimit të tij nga 4446 delegatë të Kuvendit të 11 dhjetorit dhe rreth 44  mijë anëtarëve në Referendumin e 18 dhjetorit.

Një paralajmërim Berisha kishte edhe për Edi Ramën.

“Sot jemi të lirë sepse pavarësisht nga regjimi i krimit, nga dhuna dhe presioni, ne vendosëm këtë vjeshtë të ngrihemi si njerëz të lirë. Ne vendosëm t’i themi besëprerit se koha jote mori fund, ne vendosëm t’i themi Edvin Ramës se mos luaj me opozitën. Shumë shpejt do ta provosh sa shumë do të paguash për lojën tënde me pluralizimin dhe opozitën shqiptare”, u shpreh Berisha.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here