Nesho: Meta do mbahet mend si burrë shteti! Rama zgjodhi Begajn për interesat e veta

0
556

Kreu i shtetit Ilir Meta, do të lërë Presidencën këtë pasdite ndërsa në vend të tij do të vijë Bajram Begaj. Diplomati Agim Nesho deklaroi në edicionin e pasdites në Syri Tv se Presidenti Meta, ka qenë tepër aktiv dhe do të mbahet mend gjatë pasi ka ruajtur balancat e nevojshme gjatë krizës kushtetuese që po kalon Shqipëria vitet e fundit.

Më tej Nesho tha se në Shqipëri nuk kemi një demokraci liberale ndërsa shtoi se kemi një shtet që po shket nga rruga demokratike. Për Bajram Begajn që pritet të marrë sot detyrën e Presidentit, diplomati Agim Nesho deklaroi se ai është një figurë jo shumë e njohur për publikun.

Agim Nesho theksoi se sfidë për Bajram Begajn është bashkëpunimi me opozitën dhe nuk duhet ta paragjykojë aspak këtë të fundit që ka marrë në dorë interesat e vendit me në krye Berishën.

Meta ka qenë në kushtet e një krize të thellë Kushtetuese që kaloi Shqipëria gjatë këtyre viteve, në kapjen e shtetit, dhe ruajtjen e balancave të domosdoshme.

Kjo ishte Presidenca e zotit Meta. Do kujtohet si Presidenti i cili ishte rezistenca e fundit që iu bë shkarjes nga demokracia në Shqipëri. Kishte një presidencë tepër aktive, do mbahet mend gjatë për ngjarje shumë sensibël për opinionin publik.

Meta ka trguar që është një burrë shteti. Ai është në të paktit politikanë që do i mbijetojë për një kohë të gjatë politikës shqiptare pasi veprimet e tij në mbrojtje të shtetit ligjor kanë ngritur figurën e tij.

Për Bajram Begajn, duhet të mbajë qëndrimet e tij për interesat e popullit, këtu do tregohet sa vlerë do ketë presidenti i ri.

Fjalët janë të mira për detyrat që ka patur. Në kushtet e Shqipërisë, mendoj se shumë shpejt nëse ai nuk vepron do shikohet një diferencë shumë e madhe mes presidencës së Metës dhe presidencës së tij.

Kryeministri Rama ka dashur të zgjedhë një njeri si ai për të kaluar sa më shpejt vendimet e qeverisë. Këtë e kanë shprehur edhe në shtypin e vendit fqinj që me ndryshimin e Presidencës kanë thënë se do bëjnë lëvizjen e mundshme të të gjithë iniciativave tona, gjë që nuk është serioze.

Sfidë për Begajn është mosparagjykimi dhe bashkëpunimi me forcat e opozitës, një opozitë që po merr gjithnjë e më tepër interesat e vendit. Nuk duhet të ketë asnjë paragjykim për këtë gjë.”-tha Nesho.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here