Sonte nata e parë e festivalit në RTSH, zbulohen emrat e jurisë

0
104

Mbrëmjen e sotme do të mbahet nata e parë e edicionit të 60-të të Festivalit të Këngës. Ardit Gjebrea do të jetë pjesë e këtij edicioni, i cili do të rikthehet në festival pas shumë vitesh, në rolin e prezantuesit. Krah tij në prezantim do të jenë emra të njohur të ekranit, këngëtarja Jonida Maliqi dhe moderatorët Xhemi Shehu, Isli Islami dhe Kelvi Kadilli.

Në mesin e 20 konkurrentëve janë dhe Evi Reçi, Saimir Çili, Kastro Zizo, Stefi dhe Endri Prifti, Ronela Hajati dhe Alban Ramosaj.

Ndërkohë janë mësuar dhe emrat që do të jenë në juri. Sipas News31.al bëhet fjalë për tekstshkrues, këngëtarë e kompozitorë: Olti Curri, Rozana Radi, Anxhela Peristeri, Luan Zhegu, Agim Doçi, Anxhela Faber dhe Olsa Thaqi.

Mbrëmjen e sotme do të performojnë 20 këngëtarët ndërsa nata e dytë do t’i dedikohet nostalgjisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here