“Ilir Meta mezi pret që të vijë te ju”, Kryemadhi: LSI, drejt një sfide të re

0
167

“Po shkojmë drejt një sfide të re.”. Kështu deklaroi sot kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë një aktiviteti për festat e fundvitit.

Pasi dha lajmin se Ilir Meta do të drejtojë pas disa muajsh LSI-në, Kryemadhi tha se kontribut për këtë parti kanë dhënë të gjithë.

“LSI po shkon drejt një sfide të re. Kohë të tjera do të vijnë, angazhime të tjerë do të duhen. Kërkon energji të re. Unë dua t’ju bëj me dije, le ta kemi këtë aktivitet ku unë do të flas si kryetare, pasi gjëra të tjera, angazhime të tjera do t’ju vijnë. Jam i bindur se brenda shumë pak muajsh, ai që krijoi LSI do të kthehet te ju.”, tha Kryemadhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here