Krim në familje, babë e bir në pranga. Emrat

0
143

Arrestohen në flagrancë dy shtetas (babë e bir) për “Dhunë në familje”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit, në Komisariatin e Policisë Gramsh, bënë arrestimin në flagrancë të  shtetasve:

Islam Xhelo, 57  vjeç banues në fshatin Nartë Gramsh

Taulant Xhelo, 32 vjeç banues në fshatin Nartë Gramsh

Arrestimi i shtetasve të lartpërmendur (babë e bir), u bë pasi në fshatin Nartë të Njësisë Administrative Skënderbegas Gramsh, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, për motive pronësie dyshohen të kenë goditur me sende të forta shtetasin A.Xh., 37 vjeç (nipin dhe djalin e xhaxhait) duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a/3 i Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here