Berisha: Basha dhe Rama, bashkë në procesin e shpalljes sime ‘non grata’

0
147

Sali Berisha, në “Intervistë” me Merita Haklajn, në A2 CNN akuzon Lulzim Bashën dhe Edi Ramën se të dy kanë gisht në shpalljen e tij ‘non grata’ në SHBA.

Berisha tha se “koha dëshmoi që Lulzim Basha është i pabesë”, pasi, sipas tij, “u mor me një proces të shpalljes sime “non grata”, bashkë me Edi Ramën, pa asnjë fakt, dokument apo provë”.

“Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë bërë gjithçka kundër meje. Por, nëse Rama e ka bërë këtë si një kundërshtar amoral, Basha e ka bërë për karrigen e tij. Sepse ai e dinte që po të mos fitonte këto zgjedhje, Sali Berisha nuk do ta kursente”, tha Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here