Paloka nxjerr videon: Rama i ka lënë në mëshirë të fatit nënat shqiptare, bën cirk me dhimbjen e tyre

0
85

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, publikon në “Facebook” një video-mesazh te nënave shqiptare, të cilat shfaqen me lot në sy, pasi nuk janë ndihmuar nga qeveria, në këtë periudhë të vështirë të koronavirusit.

Postimi i plotë

“Është e dhimbshme të shohësh në ekrane nëna që kanë humbur gjithçka, se qeveria i ka lënë në mëshirë të fatit. Është revoltuese t’i dëgjosh që këto nëna numërojnë qindarkat e mbijetesës, ndërsa Edi Rama bën cirk me dhimbjen e tyre dhe paguan miliona lekë në ditë me klientët. Ky klloun nuk e ka vendin në kryeministri. Mijëra nëna nuk i meritojnë lotët e mjerimit vetëm se Edi Rama ka zgjedhur të paguajë miliona për oligarkët e vet dhe pak apo aspak për mbi 2 milionë shqiptarë”, shkruan Paloka.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here