Urdhri botohet në Fletoren Zyrtare, në fuqi nga 4 janari: Në punë me certifikatë vaks*nimi

0
137

Botohet në Fletoren Zyrtare nr.201, urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë për vaksinimin e plotë dhe testet që duhet të paraqesin çdo ditë, punonjësit e administratës shtetërore dhe të Qendrave Tregtare në vend duke filluar nga data 4 janar 2021.

Në këtë dokument thuhet se punonjësit e administratës publike, supermarketeve dhe të Qendrave Tregtare, si një ndër kategoritë që rrezikohen dhe përbëjnë rrezik për të tjerët, me qëllim për të penguar përhapjen e infeksionit të shkaktuar nga Sars-Cov-2 duhet të depozitojnë pranë qendrës së punës, një nga dokumentet si më tej;

a) Çertifikatë vaksinimi COVID-19, të lëshuar nga e-Albania

b) test PCR-je, çdo 5 ditë, të kryer sipas procedures

c) çertifikatë shërimi COVID-19 të lëshuar nga e-Albania ose dokument të lëshuar nga autoritetet shëndetësore të vendit, që provon shërimin nga infeksioni Sars-Cov-2, me vlefshmëri deri në 6 muaj pas shërimit.

Përjashtim nga rregullat e përcaktuara në këtë urdhër bëhet vetëm për rastet që kanë indikacion mjekësor të përcaktuar me dokument mjekësor për mosaplikimin e vaksinës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here