Shkarkimet e paligjshme, Basha vazhdon me emërimet e reja. Arta Sakja zëvendëson Palokën, ja cilët emëroi në vend të Kasos e Dollapit

0
171

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar të PD-së, janë zgjedhur dhe drejtuesit e rinj të Këshillit e anëtarët e kryesisë. Me propozim të Lulzim Bashës, Arta Sakja u zgjodh kryetare e Këshillit Kombëtar, duke zëvendësuar kështu Edi Palokën i cili u shkarkua nga kjo detyrë më 12 dhjetor me vendim të mbledhjes së Kryesisë.

Sekretar Organizativ është zgjedhur Flamur Hoxha, ndërsa sekretar për çështjet zgjedhore do të jetë Indrit Sefa. Sekretar për Diasporën është emëruar Kreshnik Çollaku dhe Sekretar për pushtetin Vendor Roland Bejko.  Po ashtu janë propozuar si anëtarë të Kryesisë: Helidon Bushati, Gazmend Koduzi, Xhemal Gjunkshi, Agron Kapllanaj dhe Xhelal Mziu.

Emërimet e reja: 

Kryetare e Këshillit Kombëtar – Arta Sakja

Sekretari për Çështjet Zgjedhore – Indrit Sefa

Sekretar për pushtetin Vendor – Roland Bejko

Sekretar për Diasporën – Kreshnik Çollaku

Sekretar Organizativ – Flamur Hoxha

Propozimi për anëtarë të kryesisë: Elidon Bushati, Gazmend Koduzi, Xhemal Gjunkshi, Agron Kapllanaj dhe Xhelal Mziu.

Të shkarkuarit:

Kryetar i Këshillit Kombëtar: Edi Paloka

Anëtarë të kryesisë:

Flamur Noka

Aldo Bumçi

Gent Strazimiri

Albana Vokshi

Oerd Bylybashi

Si dhe sekretarët:

Ervin Minarolli

Ivi Kaso

Belind Kelliçi

Ledina Mandia

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here