Incineratorët, Kryemadhi: Deri më tani, Klodian Zoto ka bërë 27 milionë euro evasion fiskal

0
144

Në emisionin ‘Cim Peka Live’ në Syri TV kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka vijuar të flasë për aferën e inceneratorëve duke publikuar fakte të reja nga dosjet për të cilat ajo ka bërë padi në SPAK. Teksa shprehet se SPAK dhe reforma në drejtësi me rastin e inceneratorëve janë në provë ajo ka dhënë një detaj të ri mbi këtë dosje. Kryemadhi tha se Klodian Zoto, pronari i kompanisë që ka inceneratorin e Tiranës, Elbasanit dhe Fierit i ka shkaktuar shtetit shqiptar një dëm financiar prej 27 milionë eurosh. Ky dëm, sipas Kryemadhit ka ardhur si pasojë e evazionit fiskal të shkaktuar nga kompanitë e Zotos, një dëm i cili deri më sot nuk është derdhur në zyrat e tatimeve.

‘Pra, ajo që është sot ndër dilemat më të mëdhaja dhe që vendos në provë të gjithë sistemin e drejtësisë dhe të gjithë reformën në drejtësi është se çfarë do të ndodhë me inceneratorin e Tiranës, Fierit dhe kështu me radhë. Më tutje për të gjitha kompanitë që janë të përfshirë në evazionin fiskal.

Ne kemi dorëzuar dosje për inceneratorin e Elbasanit, të Fierit dhe të Tiranës dhe për të gjithë skemën e procesit të evazionit fiskal të kompanive të Klodian Zotos të cilat akoma nuk janë prekur. Klodian Zoto ka një evazion fiskal të paderdhur në zyrat e tatimeve të shtetit shqiptar 27 milionë euro deri më tani. Përveçse ky zotëri ka marrë para nga buxheti shtetit me vendime korruptive, edhe nga këto para që ka marrë nga buxheti i shtetit nuk ka paguar 27 milionë evazion fiskal’.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here