Skandali me pagat/ A duhet të japin dorëheqje ministrja Delina Ibrahimaj dhe Ceno Klosi?

0
172

Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimet në lidhje me publikimin e listës së Tatimeve ku pasqyrohen të dhëna mjaft sensitive për qytetarët, siç janë numri i identifikimit si edhe paga bruto.

Lista, një dokument në formatin “excel” është duke qarkulluar në “Whats App” masivisht edhe përbën një shkelje flagrante të të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë.

Madje, një skandal i tillë duket të jetë edhe më i madh se databaza e patronazhistëve mbi preferencat politike të qytetarëve të Tiranës.

Gazeta Shqip ka mësuar se lista ka emrat e 637 138 shqiptarëve dhe të huajve që janë punësuar dhe marrin pagë në Shqipëri.

Krahas të dhënave personale mbi të punësuarit, lista ka edhe të dhëna mbi punëdhënësin si NIPT-in, krahas detajeve të tjera mbi ngarkesën e punës.
Mjaft problematik është fakti se në databazë pasqyrohen edhe shpenzimet e Shërbimit Informativ Shtetëror në Tiranë si edhe rrethe. Për fat të mirë, emrat e të punësuarve nuk janë të pasqyruar.

Ajo që bie në sy lidhet me faktin se pagat e deklaruara në nivele më të ulta janë shumë më të vogla krahasuar me realitetin duke treguar se bizneset vijojnë të operojnë me dy bordero në Shqipëri.

Kush janë përgjegjësit e këtij mega skandali i cili tronditi qytetarët shqiptarë të punësuar në administratë publike dhe private

Ministria e financave Delina Ibrahimaj dhe Drejtori i Tatimeve Ceno Klosi janë përgjegjësit direkt të këtij skandali.

Janë dy zyrtarët më të lartë të cilët kanë përgjegjësi për të dhënat e tatim paguesve shqiptarë dhe punonjësit e administratës publike dhe private. Ky mega skandal i cili i jep akses çdo kujt që të shikojë rrogën e tjetrit kur ajo është konfidenciale.

Por kjo duket e pa rëndësishme për dy zyrtarët e lartë qoftë ministrja Delina Ibrahimaj ashtu edhe Drejtori i Tatimeve Ceno Klosi.

A fshihet ministrja Delina Ibrahimaj pas këtij skandali të pagave të punonjësve të administratës publike dhe asaj private

Ceno Klosi është i pesti drejtor i përgjithshëm i Tatimeve që prej 2013-s. Ai pasoi në këtë post ministren e Financave, Delina Ibrahimaj, që u largua pas emërimit në kabinetin qeveritar.

Lufta e klaneve dhe përplasjeve mes ministres Delina Ibrahimaj dhe drejtorit Ceno Klosi shkoi deri aty sa drejtori i Tatimeve ka refuzuar në të paktën një rast që t’i japë ministres Ibrahimaj të dhënat e Tatimeve.
Burime për gazetën Shqip nga korridoret e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve ai perceptohet si njeri i afërt i zv.Kryeministrit Arben Ahmetajt, që siç duket i ka dhënë edhe statusin e të paprekshimit dhe guximin të largojë nga detyra dy zv.drejtorët e kohës së Ibrahimajt dhe dhjetra inspektorë të tjerë.

Përplasja dhe lufta për pushtet midis ministres Delin Ibrahimaj dhe drejtorit të Tatimeve Ceno Klosi, iu kushtoi me rrjedhjen e të dhënave të çdo punonjësi në administratën publike dhe private.

Tashmë kryeministri Rama është i vetmi i cili ka në dorë fatin e dy zyrtarëve, të cilët për inat të njëri tjetrit shkaktuan këtë skandal. Dorëheqje e të dyve nga pozicionet që drejtojnë do të vendosin “paqe” në ministrinë e financave ashtu edhe në drejtorinë e Tatimeve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here