Murrizi-Bashës: Pse në 2 prill I vrau protestuesit Gramoz Ruçi ndërsa në 21 janar i vraska kryeministri?

0
344

Myslim Murrizi, ish-deputet i PD rihap një debat me analogjinë e vrasjeve të 2 prillit 1990 në Shkodër dhe 21 janarit 2011 në Tiranë. Murrizi në emisionin e Thimi Samarxhiut në Top News solli në vëmendje se në Shkodër, në zhargonin politik të 30 viteve, PD ka akuzuar gjithmonë ish-ministrin e brendshëm Gramoz Ruçi. Dhe Murrizi ngre pyetjen: Pse në 2 prill protestuesit I vrau ministry I brendshëm, ndërsa në 21 janar 2011, protestuesit I vrau kryeministri?

Deklarata e Myslim Murrizit

Nuk mund të shkojë në politikë 6 muaj gango, e 6 muaj lango. Nuk shkon. Këta mendojnë se është shekulli i shkopijve dhe rrejnë miletin. Këta mendojnë që ne harrojmë se çfarë kanë thënë.

Për 21 janarin nuk e besoj Bashën sepse është deputet. Po pati akuzë konkrete, nëse ka dhënë dëshmi tjetër te Ina Rama në 21 janar, të shkojë në SPAK. Eshtë akuzë shumë e rëndë, ka katër viktima. Nëse ky ka prova, merr dhe përsipër të ruajë rriskun e dëshmisë së rreme të shkojë në prokurori. Skemi ne prokurori se duhet të filloheshin hetimet. Se doli edhe ish ministry I mbrojtjes Imami dhe të rihapet cështja penale.

Dhe të merren në pyetje në cilësinë që kanë prova dhe janë qartësuar. Se dijeni kanë pasur edhe atëherë. Dhe mund të marrin statusin e të penduarit dhe anashkalojnë dëshminë e rreme. Kanë qenë paisur me certifikatë sigurie top sekret. Dhe kanë përgjegjësi për cfarë nxjerrin nga goja. Të jenë të besueshëm duhet të shkojnë në prokurori.

Pastaj kjo loja me të vrarë unë shoh 2 prillin e 1991. President Ramiz Alia, ministër Gramoz Ruci që iku pas 2 prillit. Ishin krijuar 12-13 parti në atë kohë. Zhargu politik i 30 viteve është se ata i vrau Gramoz Ruci, ish ministër i brendshëm, apo jo. Pse s’thuhet i vrau Ramiz Alia president apo Fatos Nano që ishte kryeministër?

Pra pse në 2 prill i vret Ministri i Brendshëm dhe në 21 janar 2011 i vret Kryeministri? Kush është diferenca? Pse? Pse? Se Gramozi për herë të parë në Shkodër në dijeninë time ka shkuar në gjyq, në ’93 apo ’94. Atë akuzuan dhe vajti u përball. Pse në 2 prill i vraska ministri i brendshëm dhe në 21 janar kryeministri? Se në 2 prill Nano ka qenë kryeministër.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here