Shehaj: Skandal më i rëndë ishte reagimi i qeverisë! Të dhënat kanë rrjedhur nga shteti

0
98

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj ka reaguar pas publikimit të të dhënave sensitive mbi pagat e mbi 637 mijë shqiptarëve.

‘Publikimi i të dhënave sensitive mbi pagat dhe numrat personalë të qytetarëve është një skandal shumë i rëndë. Por një skandal akoma edhe më i rëndë është reagimi i qeverisë për këtë ngjarje’, shkruan Shehaj në Facebook.

Postimi i plotë i Agron Shehaj:

Publikimi i të dhënave sensitive mbi pagat dhe numrat personalë të qytetarëve është një skandal shumë i rëndë. Por një skandal akoma edhe më i rëndë është reagimi i qeverisë për këtë ngjarje.

Në vend që të kërkonte ndjesë publike para qytetarëve, Kryeministri u mundua të shfajesohej duke thënë se nuk ka ndodhur asnjë eksportim dixhital i databazës së pagave dhe se lista që qarkullon është një bashkim ilegal.

Ky është një shfajësim qesharak. Kjo është një listë me të dhëna, të cilat disponohen vetëm nga institucionet shtetërore. Nuk ka asnjë rëndësi nga cili institucion ka rrjedhur databaza. Këto janë të dhëna që kanë rrjedhur nga shteti shqiptar.

Qytetarët dhe bizneset janë krejt të ekspozuar e të pasigurt me një qeveri që jo vetëm është e paaftë për t’i mbrojtur por, i dëmton.

Përgjegjësia politike, por edhe penale në këtë rast është e qartë që është e qeverisë. Dëmi që publikimi i të dhënave i ka bërë mbi 630 mijë qytetareve dhe bizneseve është i jashtëzakonshëm dhe shumëplanësh.

Bizneset po përballen me konflikte të brendshme me pasoja shumë të rënda. Qytetarët shqiptarë, të cilët i kanë besuar shtetit të dhënat e tyre personale, tashmë i kanë ato publike duke qenë të rrezikuar për t’u keqpërdorur nga kushdo.

SPAK duhet te veprojë sa më shpejt në mënyrë që ky skandal mos kalojë pa ndëshkimin e autorëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here