Vlorë/ Plagos me pistoletë në shkollë 17-vjeçaren, pranga autorit

0
155

policia vloreNjë 17 -vjeçare u plagos me armë zjarri në shkollë. Ngjarja ndodhi në shkollën e mesme në fshatin Gjormë të Vlorës. Burime nga policia bëjnë me dije se 17-vjeçarja E.Tota u plagos me një plumb në shpatull nga bashkëmoshatari i saj Aldo Arishaj. Autori i dyshuar i ngjarjes i cili është dhe djali i një prej mësueseve të shkollës u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes. Ai u vu në pranga nga policia vetëm pak orë më vonë brenda në fshat.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency