KQZ çon në prokurori 21 numërues, ka indicie se ndryshuan rezultatin e zgjedhjeve në Tiranë

0
149

KQZ dorëzon në prokurorinë e Tiranës kallëzimin penal për 21 anëtarë numërues në KZAZ e ngritura në Qarkun e Tiranës për zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Ata akuzohen për ndryshimin e rezultatit zgjedhor. Kallëzimi penal është dorëzuar sot, 22 dhjetor 2021.

“Gjatë procesit të kqyrjes së mëpashshme të fletëve të votimit rezultoi se anëtarët e grupeve të numërimit që kanë numëruar votat për këto qendra kanë shënuar në tabelën e rezultatit të grupit të numërimit numër më të vogël votash një apo më shumë kandidatë të subjekteve zgjedhore dhe numër më të madh votash për një apo më shumë kandidatë të të njëjtit subjekt zgjedhor, krahasuar me numrin real të votave që u gjetën në kutinë e votimit”

Në këtë mënyrë rezultati i qendrës së votimit për kandidatët e listave shumëemërore të subjekteve nuk pasqyron rezultatin real të cilët zgjedhësit e këtyre qendrave kanë shprehur nëpërmjet votimit duke favorizuar një apo më shumë kandidatë të listave shumëemërore të subjekteve zgjedhore”
thuhet në kallzimin penal.

Në këto kushte KQZ vendos të bëjë kallëzim penal ndaj shtetasve me dytërë anëtarë të grupeve të numërimit.

“Ka indicia se kanë konsumuar element të veprës penale parashikuar nga neni 326 i Kodit Penal për Falsifikim të Materialit Zgjedhor dhe rezultatit të Zgjedhjeve” thuhet në kallzimin e KQZ-së.

Janë paditur 

QV Nr 2044/ 1 KZAZ nr 28 Qarku Tirane 4 numërues

QC Nr  2039 KZAZ nr 26 Qarku Tiranë 4 numërues

QV Nr  1650 KZAZ nr 28 Qarku Tiranë  3 numërues

QZ Nr  1532 KZAZ nr 29 Qarku Tiranë 3 numërues

QV Nr  1877 KZAZ nr 36 Qarku Tiranë 3 numërues

QV Nr 1943 KZAZ nr 38 Qarku Tiranë  4 numërues

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here