LSI merr 30 mandate/Xhixho: Listat e veçanta do të maksimizojmë votat..

0
110

Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho, thotë se objektivi kombëtar i LSI-së është ai i 30 mandateve më 25 prill.

”Jemi në garë pozitive për të maksimizuar votat e popullit opozitar dhe nuk ka asnjë merak që dy listat e veçanta të përçajnë opozitën, ne jemi në koordinim me PD-në në terren, dhe jam e bindur për një rezultat të jashtëzakonshëm në zgjedhje”, thotë ajo.

 

Në listat e LSI-së, u konstatuan 7 kandidatë që më herët kanë pasur dënime penale, por Xhixho i cilëson si “raste sporadike”, ndërkohë që sipas saj mediat nuk fokusohen në sa shumë të rinj dha vajza bëjnë pjesë të asaj liste.

”Një nga gabimet që ka rrënuar bindjen e njerëzve te politika ka qenë përfshirja në listat e PS-së të njerëzve me rekorde kriminale. Në atë vit kam kandiduar në Fier dhe përfshirja e atyre në fushata dhe shitblerjen e votës që u masivizua atëherë, ishte një damkë për njerëzit që përfshihen në politikë, dhe kjo i faturohet një partie të majtë që duhet të mbronte idealet e social-demokracisë dhe në fakt erdhi në pushtet me paratë e krimit dhe përfshirjen e atij kontingjenti, ndryshe nga partia jonë që ka një qasje tjetër”,-u shpreh për ”A2cnn”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here